çfarë është ISM?

~ বাংলা ~ english ~ español ~ français ~ italiano ~

çfarëështë ISM?

International Student Movement, ISM (Lëvizja Ndërkombëtare e Studentëve), është një platformë komunikimi e përdorur dhe e formuar nga aktivistë dhe grupe nga e gjithë bota, duke luftuar kundër rritjes së privatizimit të edukimit dhe për edukim emancipues me qëllim shkëmbim të infomacioneve, rrjetëzim dhe koordinim. Fillesat e ISM-së datojnë nga fundi i vitit 2008 në Universitetin e Marburgut (Gjermani). ISM është e pavarur nga çdo parti politike, union(sindikat) apo çfarëdo institucioni tjetër. Zotërohet nga grupet/lëvizjet dhe në përgjithësi është e hapur për të gjithë (studentë, nxënës, ligjërues, prindërit, punonjësit, ...) që janë të identifikuar në luftën tonë për arsim pa pagesë kudo në botë.
 
Infrastruktura e komunikimit përbëhet nga:
Deri tani: "Dita e Aksionit Ndërkombëtarë kundër Komercializimit të Edukimit" [5 Nëntor 2008], ``Permiresoni Edukimin tuaj- Java Globale e Veprimit" [20-29 Prill 2009], "Arsimi nuk është në $hitj€ - Java Globale e Veprimit" [5 Nëntor dhe 09-18 Nëntor 2009], "Vala Globale e Veprimit për Arsimimin" [Tetor/Nëntor 2010] dhe "Spring of Resistance" (Rezistenca Pranverore) [marsi-majit 2011], janë iniciuar dhe koordinuar në platformë.
Kohet e fundit grupet jane perqendruar ne GREVEN BOTERORE TE EDUKIMIT [18 TETOR + 14-21 NENTOR 2012].

Deri tani kane filluar kapitujt rajonal te meposhtem :ISM Afrika, ISM Azia, ``Studenti i Ballkanit´´, ISM Greqi, dhe ISM Amerika Veriore (ISM-NA).
ISM nuk është një organizatë apo një grup dhe për këtë arsye nuk mund të gjejnë mbështetje deklaratat apo qëndrimet e veçanta.
Përderisa nuk ka asnjë proces vendimarrës për ISM si një tërësi për atë edhe nuk mund të jetë.
ISM nuk ka mundësi financimi, veçse mundësinë e formimit në ISM për grupet/individët të cilët mund ta përdorin. Të gjithë janë të mirëpritur të inicojnë projekte apo fushata në lidhje me protestimin/luftimin përmes platformës.
Ajo është duke u zhvilluar dhe mbështetur nga aktivistët e vetëm, të cilët do të jenë gjithmonë të lumtur në zgjerimin e mbështetjes nga aktivistët e tjerë kudo. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë për aq kohë sa individë që janë të pasionuar për protestim/luftim, të ndihmojnë në ruajtjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e tij, si dhe të përdorimit të tij.

~ one world - one struggle ~
~ një luftë – një botë ~